“Sinqerisht nuk jam i mërzitur për vendimin”, Rama sërish në rolin e shakatorit: Ne e duam BE-në. Ajo na do ne, por nuk është gati të martohemi

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri Edi Rama nuk e humbi as këtë shans për të bërë një batutë për Europën, teksa u shpreh se ‘ne e duam Europën dhe ajo na do ne, por nuk është gati të martohemi.’

“Vendimi nuk ka të bëje me ne aspak, por ka të bëjë me BE. Nuk është se po humbas gjumin për këtë, sepse kam gjëra më të rëndësishme. Thelbësore është se ne kemi bërë punën tonë. Si ne ashtu edhe Maqedonia e Veriut kemi bërë punën tonë. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Sfida për ne është të ndërtojmë shtet europian, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale. Më pas nëse vendosin të ecim para jemi shumë të lumtur, nëso jo, sinqerisht nuk jam i mërzitur. Mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të librit “Në pritje të Godosë”. Përkundër nga libri, ne nuk po presim, por po shtyjmë përpara për ta bërë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me standarde europiane. Ne e duam BE. Ata thonë që na duan, por nuk janë gati të martohen. Ok, ne do të shijojmë lirinë derisa të martohemi”

Zjarr Tv Ad