“Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon”, Rama flet për mos-hapjen e negociatave: Pavarësisht vendimit të BE-së, jemi të vendosur të rrisim mirëqënien e popujve tanë

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në një konferencë  për media të mbajtur së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, foli rreth moscaktimit të një date për hapjen e negociatave nga ana e Bashkimit Evropian. Rama e rikonsideroi vendimin si një dështim të BE-së dhe theksoi se Bashkimi Evropian mund të caktoj data dhe kushte, por jo pozicionin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në mes të Evropës.

“Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel, të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik. Besoj se kjo është një mundësi për të thënë se çfarëdo ndodh apo nuk ndodh në Bruksel, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë me të gjitha forcat për të rritur ekonominë, mirëqenien dhe krenarinë e popujve tanë. BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate, për këto detyra, data, por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Evropës dhe as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian dhe as të ardhmen e vendit tonë si europian, në familjen europiane dhe me standarde politike ekonomike europiane.

Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar këtë me epokën e Rilindjes Kombëtare, për shqiptarët dielli lind atje ku perëndon. Zoti na ka caktuar që te kemi tokën tonë, në zemër të Europës. Kemi një dallim me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetra përveç se BE ka dështuar që të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh, bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshme që të shtyjnë përpara pa rezerva, pasi ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE. Nëse ne nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionit të BE në raport me ne, ne duhet të ndryshojmë vijimësinë mënyrën e raportit tonë mes nesh. Shkrija e kufijve mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në hapësirë të 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe kapitaleve, do vazhdojë pa u ndaluar.”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad