Situata e rrugëve në qarqet e vendit, probleme në zonat rurale

0
809
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë 24 orëve të kaluara, përmirësimi i motit si pasojë e mungesës së reshjeve dhe rritja e vogël e temperaturave ka mundësuar një kontroll më të mirë të situatës e punës në terren të strukturave operacionale në nivel qendror dhe lokal.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata paraqitet:

Qarku Shkodër

Rrugët Shkodër-Theth (e kalueshme deri në Qafë Thore) dhe Shkodër – Shllak – Temal (e kalueshme deri tek Muri i Turkut), vijojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e rëna.

Rruga Laç – Vau Dejës – Qafë Çelë, në vendin e quajtur Qafa e Komanit, është totalisht e bllokuar nga një sasi e rënë dheu e gurësh.

Të kalueshme me zinxhirë paraqiten rrugët Tamarë – Vermosh (M.Madhe), Hadroj – Qafë Bene, Fush Arrez – Qafë Mali – Fierz,  Fush Arres – Qafë Shllak, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës, Qafë Qerret – Qelez- Bardhet – Iballë (Pukë), si dhe Shkodër – Breg Lumi – Theth.

Në dy fshatra në Iballë, Fushë Arrës, dhe në dy fshatra në Blerim mungon energjia elektrike. Probleme me ujin e pijshëm në nivel qarku nuk ka.

Dy janë rastet e regjistruara të emergjencave shëndetësore, aktualisht nën kontroll mjekësor.

Qarku Kukës

Rruga e Kombit është e qarkullueshme normalisht.

Me zinxhirë ajo Kukës – Ura e Zapodit – Shishtavec.

Pa zinxhirë, rrugët Kukës – Bushtricë, Fushë – Dugagjin – Qafë Shllak, Kukës – Krumë, Krumë – Qafë Prushi – Kam.

Në Bashkinë Kukës, i bllokuar është vetëm aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën.

Qarku Dibër

Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Pjesërisht me zinxhirë kalohet në aksin Kuben – Vasie, Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Çerenecit – Steblevë.

Pa zinxhirë mund të qarkullohet në aksin Skuraj – Qafë Bualli, Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Peshkopi – Qafë Drajë.

Qarku Lezhë

Normale paraqitet situata e qarkullimit të mjeteve në akset kombëtare. Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, Reps – Tuneli Thirrë,  qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.

Ndër njësitë administrative, me zinxhirë është e kalueshme aksi Shëngjin – Xhuxhë dhe Sang – Hebe (Fan), Rruga nacionale Kurbnesh – Lurë (Selitë). Ndërsa pa zinxhirë akset rurale Nënshejt – Lajthizë dhe Reps – Gurth – Spa (Orosh).

Qarku Berat

Qarkullimi i mjeteve është normalizuar në të gjitha akset kombëtare të qarkut, ku pa zinxhirë kalohet në akset Berat – Gllavë – Antena, dhe Potom – Skrapar.

Zinxhirët këshillohen në Tomorr i Vogël, Tomorr i Madh, Lybesh dhe Kapinovë (njësia administrative Vërtop, të Bahkisë Poliçan).

Qarku Vlorë

Në gjithë qarkun temperaturat janë të ende ulëta por me tendencë ngritje dhe situata është në përmirësim.

Pa zinxhirë kalohet në Qafën e Muzinës dhe në aksin Vlorë – Palasë, ku përfshihet dhe Qafa e Llogorasë dhe aktualisht bien reshje shiu.

Qarku Gjirokastrës

Të kalueshme pa zinxhirë janë akset  rrugore Gjirokastër-Kakavijë dhe Tepelenë-Gjirokastër, akset Valare – Erind – Çajup, si dhe Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet – Çarshovë – 3 Urat.

Qarku Korçë

Qarkullohen me zinxhirë vetëm akset rrugore: Ersekë – Gërmenj,  Korçë – Voskopojë, Korçë – Boboshticë  – Dardhë.

Parashikimi për nesër, 15 Janar 2017.

Mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta dhe reshje të dobëta lokale. Në lartësitë mbi 1000m reshjet do të jenë në formë dëbore.

Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri 25 km/orë, nga juglindja.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten në

– 7°C dhe 0°C në vendet malore,

– 2°C dhe 8°C në vendet e ulta,

– 4°C dhe 9°C në bregdet.

Zjarr Tv Ad