Situata e tensionuar në veri të Kosovës, BE: Ndaloni veprimet e njëanshme!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Peter Stano, zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme, është shprehur se po ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai është shprehur se kushdo që është i përfshirë në këtë çështje duhet të qëndrojë i qetë, pasi çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëashëm vë në pikëpyetje stabilitetin dhe sigurinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

“Ne po i ndjekim me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës. Kushdo që është i përfshirë duhet të qëndrojë i qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që vë në pikëpyetje stabilitetin dhe sigurinë dhe që pengon lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, duhet të ndërpritet menjëherë.” është shprehur Stano, shkruan Tgcom.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Burimi: Tgcom.

Zjarr Tv Ad