Situata nga zjarret, reagon ambasadori Soreca: Mirënjohje për ekipet që po “luftojnë” me flakët, solidariteti nuk mungon

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar për situatën e zjarreve në Shqipëri, duke falenderuar ekipet që po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Në një postim në Twitter diplomati  Europian shkruan se pajisjet më të forta mund të konsumohen, por jo vendosmëria dhe solidariteti për të ofruar ndihmë.

Një helikopter zëvendësues nga Çekia erdhi sot në #Tiranë  për të vazhduar operacionet. Mirënjohje për & ekipet që po luftojnë zjarret për të mbrojtur popullsinë. Pajisjet më të forta mund të konsumohen, por jo vendosmëria dhe solidariteti”, shkruan Soreca në Twitter.

Zjarr Tv Ad