Magazina me rroba e cila mori flakë pasditen e sotme në Qytet Studenti është shkrumbuar plotësisht, ndërkohë flakët vijojnë të jenë aktive duke rrezikuar dhe apartamentet të cilat ndodhen aty pranë.
Nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al shihet qartë situata alarmante me të cilën banorët e kësaj zone po përballen, pasi si pasojë e flakëve që kanë përfshirë magazinën e cila ndodhet në kat të parë të pallatit, rrezikohen dhe dhjetra apartamente në këtë ndërtesë.
Qytetarët e alarmuar menjëherë kanë braktisur banesat e tyra, ndërkohë disa zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ku po përpiqen të shuajnë flakët, mirëpo për shkak të materialeve të cilat ndodheshin brenda magazinës neutralizimi i zjarrit është bërë më i vështirë.
Zjarrfikësit bëjnë me dije se temperaturat brenda në magazinë i kalojnë 1000 gradë.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme në këtë magazinë e cila është në pronësi të shtetasit Vladimir Odaj ishin shkarkuar dy kamionë me rroba.