“Situatë e pakëndëshme”, alarm fals për pengmarrjen e një avioni në Amsterdam

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një incident është regjistruar në një ndër linjat e fluturimeve në Holandë ku dyshohet se është rrëmbyër bordi i një avioni.

Policia deklaroi se po heton një situatë të dyshimtë në aeroportin Schiphol në Amsterdam.

Kjo pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale të një rrethimi të policisë në një prej pjesëve të aeroportit.

Një orë pas njoftimit të parë nga policia, ato deklarojnë se njerëzit nuk ndodhen në rrezik dhe kanë dalë nga avioni.

Aeroporti shpalli gjendjen e emergjencës për një incident me pasoja të mëdha për njerëzit.

Duket se është thjesht një aksident nga stafi i linjës ajrore që të cilët gabimisht kanë aktivizuar alarmin për rrëmbim.

Këtë e bën të ditur “Air Europa” përmes një njoftimi në Tëitter. Kompania e linës ajrore i ka kërkuar falje pasagjerëve për situatën e pakëndëshme të krijuar.

 

 

Zjarr Tv Ad