“Sjellje për të penguar integrimin”, Balla sulmon Berishën: Planifikimi i mitingut të radhës në ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor është fyese

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kritikoi veprimet e kryetarit të PD-së sot në Kuvend, i cili foli “live” në Facebook pavarësisht se seanca u ndërpre me urdhër të Ermonela Felajt. Sipas Ballës, Berisha po tenton të marrë peng Kuvendin e Shqipërisë.

“Ajo që sapo shqiptarët panë si një rikthim në kohë shumë vite më parë teksa i njëjti person, e njëjta sjellje politike dhe njollë e zezë e Shqipërisë, edhe sot u mundua të marrë peng Kuvendin, aulën e demokracisë dhe natyrshëm vazhdoj ta them, është në turpin e Kuvendit që një non grata, së fundmi në bashkëpunim me një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit të mundohen të pengojnë punën e Kuvendit.

Çdo institucion, çdo shtet e mbajnë rregullat e ligjet. Rregullorja e Kuvendit është e qartë kur dikush mundohet të marrë me forcë Kuvendin. Planifikimi i mitingut të radhës në ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor është fyese. Sali Berisha nuk e do integrimin. Jemi në epokën e rrezikut më të madh ndërsa pardje, një raketë prodhim rus ra në një vend anëtar të NATO-s, prandaj është shumë e rëndësishme të kuptojmë se lufta ka prekur këdo”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad