“S’jemi në klasë dhe as në gjyq, mos bëj profesorin ose avokatin!” Xhaferaj, debat me Naçon për vettingun e policëve

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraditen e së martës ka zhvilluar punime Komisioni për Sigurinë Kombëtare gjatë së cilit u diskutua edhe ligji për vettingun e policëve. Ndër të tjera, gjatë mbledhjes u bë një debat mes deputetit demokrat Ferdinand Xhaferaj dhe kryetarit të komisionit, Nasip Naço.

Xhaferaj pyeti zv/ministrin e Brendshëm se çfarë mendimi ka për vettingun në polici duke marrë parasysh se vetë ish-ministri Xhafaj apo edhe deputetja socialiste Ermonela Felaj kanë deklaruar që nuk ka ecur siç duhet.

Por në këtë moment ndërhyri kryetari Naço i cili i kujtoi zv/ministrit Andi Mahila që për këtë pyetje specifikisht mund edhe të zgjedhë të mos përgjigjet.

Kjo sjellje ju duk e patolerueshme deputetit demokrat, i cili i kujtoi Naços që aty nuk ishin në klasë dhe se ai nuk ishte profesori.

“Të lutem, këtu nuk jemi në shkollë dhe nuk mund të sillesh si profesor kryetar. Respektoni mandatin që keni. Nuk mund të ofendoni zv/ministrin. Është njeri politik dhe e di shumë qartë vetë, me eksperiencë Sesi përgjigjet dhe për çfarë përgjigjet,” tha Xhaferaj.

Kurse Naço nga ana tjetër theksoi se nuk bërë gjë tjetër veçse iu referua neneve të rregullores.

Zjarr Tv Ad