Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar të shtunën se procesi i rithemelimit të Partisë Demokratike është një revolucion, i cili nuk mund të ndalet nga askush.
Në një deklaratë për mediat, pasi votoi në selinë blu për kryetarin e Degës 2 në Tirane, Berisha tha se ky proces i ndërmarrë nga Komisioni i Rithemelimit do të qëndrojë gjithmonë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme. Kur u pyet nëse i druhet një vendimmarrjeje nga Apeli, pasi një ditë më pare gjykata pranoi ankimimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Berisha tha se gjykatësja “vendosi ta shkruajë ligjin e shtetit me një presion të tmerrshem”.
“Dua të uroj nga zemra cdo demokrate dhe demokrat, të 14 degëve të PD që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD e njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidenco-kracisë në PD. Firmosin vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.
Ky procesi më demokratik që do qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit të PD si një forcë e fuqishme.
Por theksoj gjithashtu se këto demokrate e demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë. Ky një ogur i bardhë jo vetëm për PD por mbarë shoqërisë shqiptare.
Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të çfarëdo lloj bazuar në drogën apo ideologjinë. Një opozitë e vërtetë ka shanset për të ngjitur PD ta shndërrojë në forcë fitimtare”, deklaroi Berisha.
Pyetje: Si ndjeheni që sot votoni në selinë blu, herën e fundit per referendumin votuat ne lokal?
Berisha: Ka një dëshmi kjo, sinjifikancë, asgjë nuk mund të pengojë PD në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare e ky zhvillim i sotëm dëshmon më së miri këtë.
Pyetje: I druheni vendimmarrjes nga Apeli?
Berisha: Asgjë, ky është një revolucion, ju garantoj unë ju. Ju keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por që në të vërtetë s’ka qenë rënie, por angazhim total i këtyre burra e grave, kudo janë në procesin zgjedhor të PD, por këta sot janë në këmbë e të jeni të sigurt marshin e lirisë s’ka e s’mund të ketë forcë që mund ta ndalë.
Sa i përket standardit, një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit. Në një akt që tejkalon jashtë çdo imagjinatë me një presion të tmerrshëm ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterit, nuk i lejon vetes akte të tilla. Jam i bindur që asgjë e asnjë vendim, për arsyen se kjo është e qartë si dita e diellit, është po ajo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë sepse ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkruajti ligjin në aktin më të shëmtuar të CV të saj së pari, por të shumë, është pak më komplekse, ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.