Gjekmarkaj takim me kongresmeni amerikan: Shkëmbyem ide për të tejkaluar këtë krizë të opozitës

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj prej ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Pas vizitave në DASH dhe institucione të tjera, Gjekmarkaj është pritur nga Kongresmeni amerikan Robert B.Anderholt. Lajmin e bëri të ditur vetë Gjekmarkaj me anë të një postimi në Facebook, ku  shkruan se shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë.

“Një takim i gjatë dhe i përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë. Shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë. Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë”, shkruan Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad