Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka reaguar në lidhje me ngjarjen e tmerrshme që u shënua në Himarë, ku një skaf përplasi për vdekje një vazjë 7-vjeçare.
Ai i shpreh ngushëllime familjes Avdia për këtë tragjedi, teksa shkruan se nuk ka asnjë kontroll për personat që lëvizin me skafe e jet ski në plazhe dhe se s’ka kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.Postimi i plotë i Ardit Gjebreas:
Nuk ka gjumë dot sonte!
Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Avdia, çfarë fatkeqësie!
Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.
Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund:
Det pa ka kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.
Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull.
Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll!
Trishtim!
Ngushëllime familjes Avdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!