“S’ka paralele mes Kosovës dhe Krimesë”- Kryeministri tregon çfarë fshihet pas thënieve të Putinit: Rezidenti i Kremlinit, po bën përpjekje…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ka treguar se çfarë qëndron pas thëneve të Presidentit rus Vladimir Putin i cili vendos paralele mes Kosovës dhe Krimesë.

Kreu i qeverisë theksoi se “kjo nuk është përpjekje e pamend e rezidentit aktual të Kremlinit, edhe pse provat nuk e mbështesin”.

Rama iu drejtua anëtarëve të KiE duke thënë “a nuk do ishte mrekulli që ju këtu në këtë Këshill tu mësoni të tjerave organizmave ndërkombëtare që ta shkruajnë dhe shqiptojnë Kosovën me emrin e vet zyrtar Republika e Kosovës, kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”.

Edi Rama: “Pavarësisht mjegullave që has Evropa, do vazhdojë këtë rrugëtim edhe nëse do jetë i trazuar. Sa më shumë një krizë si kjo aktualja aq më e lehtë është të kërcënohen burimet e shpresës.

Besimi në institucionet kombëtare duhet forcuar dhe rivënë në vend, Shtet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtete e mëdha të mos kërcënohen nga mllefi i mbledhur. Në këto dekada të gjata, nesë kemi mësuar diçka është se demokracia është një proces në ndërtim dhe nj ndërtesë e përfunduan.

Asgjë se vërteton më mirë se sa agresioni aktual i Rusisë ndaj Ukrainës. Po përndiqet nga e shkuara. Sa lehtësisht mund të manipulohet dhe shfrytëzohet historia nga forca të errëta. Në Ballkan jemi të vetëdijshëm për këtë. Ballkani i Hapur është përpjekje për ti vënë idealet e integrimin evropian në dispozicion të paqes, tregtisë së lirë, duke bashkuar forcat përballë krizave që janë më të mëdha se ne, sa e pakuptimtë është tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës. Kështu duam ta shohim Ballkanin jo më fuçi baruti e Evropës, por shembull si të ndërtohet një e ardhme e përbashkët.

E shkuara nuk është faqe që mund të shuhet e tëra.

Për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin tek politika, paqja dhe institucionet. Ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre. Nuk ka dyshim që të gjithë keni vënë re sa i zellshëm është rezidenti aktual i Kremlinit për të hequr paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Nuk është përpjekje e pamend, edhe pse provat nuk e mbështesin.

S’ka paralele mes Kosovës dhe Krimesë, edhe pse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës. A nuk do ishte mrekulli që ju këtu në këtë Këshill tu mësoni të tjerave organizmave ndërkombëtare që ta shkruajnë dhe shqiptojnë Kosovën me emrin e vet zyrtar Republika e Kosovës, kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur.

Zjarr Tv Ad