“Skandal, 380 mijë euro për shërbim propagande”, Tedi Blushi: Ministria e Financave tender për mbulimin e skandaleve, fondi i barabartë me rrogat e 364 profesorëve

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar tenderin prej 380 mijë eurosh që ministria e Financave ka hapur për Fushatë Mediatike për ndryshime ligjore në politikën fiskale.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Blushi e ka konsideruar këtë si jë tender për “shërbim propagande” me anë të të cilit, sekretari i përgjithshëm i PL-së, thotë se ka si qëllim blerjen e heshtjes së mediave.

Sa i takon fondit të dhënë për këto shërbime, Blushi shkruan se ishte njëjtë sa rroga e 364 pedagogëve të cilët dje ishin në protestë ku kërkuan rritje rrogash.

Postimi i plotë:

Skandali/ Ministria e Financave shpall tender 380 mijë euro për “shërbime propagande”, baraz me pagën e 364 profesorëve. Në kulmin e krizës ekonomike dhe të rritjes abuzive të çmimeve, kur pedagogët dhe profesorët në të gjithë vendin janë ngritur në protestë për rritjen e pagave të tyre, Ministria e Financave shpall tender me vlerë 380 mijë euro për “shërbime propagande”. (37.500.000 lekë + TVSH)

Ky prokurim publik krejtësisht i panevojshëm, që ka për qëllim të qartë blerjen e heshtjes së mediave për skandalet e pafundme të Qeverisë, rrëzon përtokë pretendimin e gënjeshtërt të Edi Ramës dhe Delina Ibrahimaj se Buxheti i Shtetit nuk ka fonde për rritjen e pagave të profesorëve dhe pedagogëve.

Të shpërdorosh 380 mijë euro për propagandë mediatike në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, veçanërisht të 67% të popullsisë që jeton me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, është një krim i shëmtuar, që nxjerr zbuluar fytyrën e vërtetë të babëzisë, hajdutërisë dhe paligjshmërisë të kësaj Qeverie.

Tenderi 380 mijë euro, baraz me rrogën e 364 profesorëve, (paga mujore e një profesori është rreth 1043 euro në muaj) duhet anuluar menjëherë! Kaloni këtë fond dhe fonde të tjera tenderash të panevojshëm, që do t’i denoncojmë një për një, për plotësimin e kërkesave të drejta dhe plotësisht të realizueshme të pedagogëve!

Shpenzimet e turpshme për “makiazhin” dhe kurimin e fytyrës së urryer të Qeverisë nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij nga llogaridhënia! Për çdo abuzim dhe çdo qindarkë të vjedhur do të përgjigjen para popullit dhe drejtësisë!

Zjarr Tv Ad