“Skandal! Këngë për terroristat”, mediat serbe “kryqëzojnë” Leonora Jakupin, këngëtarja i “mbyll gojën” me shqiponjën

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi kohëve të fundit ka sjellë disa projete të reja, mirëpo vëmendjen më të madhe ka arritur që ta marrë kënga e publikuar vetëm dy ditë më parë.

“Komandant” mbanë titullin kënga e re e Leonorës kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Si duket kjo këngë nuk i ka pëlqyer aspak serbëve, të cilët nuk kanë nguruar ta komentojnë dhe t’i dedikojnë një sërë artikujsh.

Në shkrimet e tyre, ata e kanë quajtur si skandal si titullin e këngës, ashtu edhe faktin se këngëtarja ka mbajtur kapelen e UÇK-së.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të teoristeve”, shkruhej në artikujt e mediave serbe.

Së fundmi ka reaguar edhe Leonora e cila krah titullit të medias serbe ka shkruar: Skandal jo, por krenari. Terrorista jo, por çlirimtar”.

Zjarr Tv Ad