Skandali/ Anëtari i KLP-së spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Venusi’

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak javë pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një prej gjashtë anëtarëve prokurorë rezulton të ketë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit me detyrë hetues dhe spiun në rini me pseudonimin ‘Venusi’. Bëhet fjalë për prokurorin Bujar Sheshi, i cili kaloi procesin e vettingut si prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda.

Në vendimin e siguruar nga Newsbomb.al, thuhet se Prokurori Sheshi ka qenë anëtar i Sigurimit të Shtetit me detyrë hetues që prej vitit 1979.

Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit konfirmon se “Bujar Sheshi ka qenë hetues në Sektorin e Hetuesisë së Degëve të Punëve të Brendshme në Fier, që nga viti 1979, që do të thotë se figuron në materialet e ish Sigurimit të Shtetit”.

Nga kontrolli i dosjeve të Sigurimit të Shtetit si dhe dokumentacionit figuron se Bujar Sheshi ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, që në shkollë të mesme.

‘Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna:

‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin ‘Venusi’, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974’, thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Ish-Sigurimit, shkruan Newsbomb.

Megjithëse Sheshi ishte i vetëdijshëm për të kaluarën e tij, ai vendosi të mos dorëhiqet por ngjiti shkallët më të larta të drejtësisë, duke arritur të kalojë filtrat e Vettingut për t’u emëruar më pas anëtar i KLP-së.

 

Zjarr Tv Ad