Skandali/ Deputeti publikon fotot që turpërojnë Ramën dhe ministren e tij

0
1378
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama trumbeton në media të ashtuquajturat investime për arsmin, faktet tregojnë të kundërtën. Sipas deputetit të PD, Luciano Boçi situata e shkollave është katastrofike.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Boci ka publikuar disa foto që tregojnë gjendjen e shkollave, duke i dhënë kështu një “shuplakë” Ramës, por edhe ministres së Arsimit, Evis Kushi.

“Gjendja fizike e shkollave kudo është katastrofike. Mësimi normal as mund të mendohet. Mungon jo vetëm ngrohja, por dhe gjërat më elementare. Një rast ulëritës është dhe shkolla Rushan Qevani që ndodhet në Selvias, njësia administrative Klos.

Vetëm 20 km larg Elbasanit. Shkolla është në pushtetin e lagështirës për shkak të degradimit të hidroizolimit. Çfarë bie jashtë hyn brenda. Ketu mësojnë aktualisht rreth 300 nxënës, por marrja e mësimit per ta bëhet çdo ditë e më e vështirë.

Madje prindërit po mundohem t’i trasferojnë fëmijët në shkollat e tjera të Mollasit ose Gostimës. Pavarësisht denoncimeve askush nuk reagon. As Ministria e Arsimit, as Bashkia. Fjalët e bukura të Ramës për arsimin janë thjesht demagogji.”-shkruan deputeti Boci.

Zjarr Tv Ad