Skandali ‘DH Albania’, jep dorëheqjen drejtori i OST-së

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci ka dhënë sot dorëheqjen.

Dorëheqja vjen pasi ai u mor në pyetje nga prokuroria së bashku me kreun e  ARRSH-së Afrim Qendro në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’.

Pas zbulimit të skandalit të parë, ku rezultoi se ‘DH Albania’ e kishte fituar tenderin e Unazës së Re me dokumente të falsifikuara, u anulua edhe tenderi i dytë nga OST.

Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet.

Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania”, Avdjol Dobi.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.

TIRANË

Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA
I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.

 

 

 

Zjarr Tv Ad