Skandali i Trump, zbulohet se çfarë përmbanin dokumentet…

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 300 dokumente “të klasifikuara”, janë gjendur në rezidencën e sih-presidentit Trump, në Florida.

Mes tyre mësohet se janë gjendur materiale të CIA-s dhe FBI-së.

Paraprakisht, një tjetër grup prej më shumë se 150 dokumentesh të shënuara si të klasifikuara u gjetën nga Arkivi Kombëtar i SHBA në janar, raportoi gazeta amerikane.

Avokatët e Trump i dorëzuan Departamentit të Drejtësisë së SHBA një grup të dytë materialesh në muajin qershor, ndërsa një grup i tretë materialesh u sekuestruan gjatë një bastisje të FBI-së në fillim të këtij muaji, shkruan New York Times.

Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi këto të dhëna.

As përfaqësuesit e ish-presidentit nuk dhanë komente për gazetën.

Trump iu drejtua një gjykate federale të hënën duke i kërkuar që të bllokojë përkohësisht FBI-në nga shqyrtimi i materialeve që mori më 8 gusht nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago derisa të caktohet një agjent special për të mbikëqyrur hetimin.

Kontrolli është pjesë e një hetimi federal ndaj Trump nëse ish Presidenti mori ilegalisht dokumentet kur u largua nga detyra në janar 2021 pasi humbi zgjedhjet presidenciale.

Gjatë kontrollit të saj, FBI sekuestroi 11 grupe materialesh të klasifikuara në Mar-a-Lago, disa prej të cilave u etiketuan “tepër sekret” – niveli më i lartë i klasifikimit të rezervuar për informacionin më të afërt të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe që mund të shikohen vetëm në objekte të posaçme qeveritare.

 

Zjarr Tv Ad