Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e tij se po “rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare”, pasi fondet publike po shkojnë për inceneratorët.
“Rënie të shpejtë të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë për shkak të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës, për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore, nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjeve dhe shpërdorimit të tyre masiv sic është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit tashmë të cilësuar e tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës.
Sic është rasti i ligjit të Parlamentit për të financuar me qindra milionë euro klientelën e Edi Ramës me të cilën ai ndan paratë.
Sic është rasti i prokurimeve, e korridorit blu po korridorit të hajnisë.
Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, buxhetet familjare dhe ajo që po e ndien në mënyrën më të fuqishme për fat të keq është dhe sektori më kryesor turizmi”, tha Berisha.
Burimi:Panorama