Skandali me inceneratorët, eksperti i ekonomisë pyet SPAK: Çfarë po hetohet prej dy vjetësh? Gjurmët të çojnë në vendimmarrje

0
337
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, thotë për skemën korruptive të inceneratoëve se gjurmët e saj të çojnë në vendimmarrje. Përmes një analize, ai pyet SPAK-un se çfarë po hetohet prej dy vitesh, ndërsa ngreh shqetësimin nëse drejtësia në këtë rast do të jetë e pilotuar politikisht.

Sipas tij, kjo është “një skemë gjigante e grabitjes së buxhetit në ligj e xhirim në llogari “ditën për diell” nga kompania e inceneratorëve deri edhe përmes një kredie bankare prej 16 milionë eurosh me dijeninë dhe me miratimin formal të të gjithë zinxhirit të institucioneve përgjegjëse shtetërore”.

“Duke qenë se qytetarët, votuesit e taksapaguesit, pyetja e natyrshme për SPAK, Drejtorinë e Përgjithshme Tatimeve dhe organin e akuzës është: çfarë po hetohet prej dy vjetësh? Nëse do të ndiqet rruga ‘klasike’ e hetimeve shqiptare, d.m.th., ballafaqimi i një situate të caktuar financiare në rregullat dhe procedurat e shkruara (përndryshe legjislacionin në fuqi), atëherë hetimet kanë përfunduar. D.m.th., mjafton ndëshkimi për ‘shpërdorim detyre’ me disa vite burg i dy zyrtarëve të lartë ‘të dorëzuar me mirëkuptim’ dhe vetëm kaq. Kjo, në fakt, ka gjasa të ndodhë dhe ky është edhe versioni më i keq i mundshëm. Pra, drejtësi e pilotuar politikisht, selektive, ne ndeshim dhe madje edhe mbështetëse për çimentimin e krimit”, thotë Preçi.

Kjo kurrsesi nuk do të thotë që SPAK të konsiderojë të përfunduar punën e tij me ngritjen e akuzës të dalë boje për ‘shpërdorim detyre’ ndaj dy-tre zyrtarëve tashmë të paraburgosur, ndoshta më shumë për ato që dinë e që mund të bëjnë publike, sesa për rolin e tyre në prishjen e mundshme të provave, të cilat tashmë po i mëson i gjithë publiku. Për mendimin tim, SPAK-u i shërben shtetit dhe ndërton reputacion e vet institucional, duke zbardhur procesin vendimmarrës në të gjithë hallkat e kësaj afere.

Heshtja dhe ngadalësia e hetimeve të SPAK është aq komprometuese sa rrezikon të shkatërrojë këtë institucion ende pa filluar mirë funksionimin sipas Kushtetutës dhe ligjit. Afera e dyshuar e inceneratorëve është pa dyshim shembulli ‘par excellence’ që i përfshin të dyja në të njëjtën çështje.

Përndryshe, SPAK nuk do të jetë asgjë më shumë se një vegël qorre më shumë në duart e partisë qeverisëse dhe z. Rama, duke komprometuar kështu edhe qëllimin madhor të ndërmarrjes së vetë reformës në drejtësi dhe mbështetjen ndërkombëtare pa rezerva për këtë reformë”, sqaron Preçi, duke vënë në dukje se institucionet duhet të kërkojnë kthimin mbrapsht të diferencës së pagesave për incenerim pasi ai nuk është kryer.

Burimi: Panorama.al

Zjarr Tv Ad