Skandali me inceneratorin e Fierit/ PL zbardh skemën si veproi ministria e Belinda Ballukut ndaj shkresave që lëshonte koncensionari dhe supervizori: Qeveria nuk rri në heshtje rastësisht

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë ka publikuar të tjera fakte të rënda këtë të martë në lidhje me inceneratorin e Fierit, si dhe përfshirjen në skandal të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Belinda Balluku.

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili tha se inceneratori i Fierit është “i tëri një mashtrim ku qeveria nuk rri në heshtje rastësisht por është pjesë që keto par dhe pazare të qarkullojnë”.

“Në këtë korpus të dytë, deklarohet inceneratori gati për dorëzim, pra e kanë të përfunsduar që në mars 2021 e thonë hajdeni merreni në dorëzim.

Cudi e madhe mbeten të habitur qytetaret, ministria nga marsi në qershor në vend ta merrte për 24 orë se shtyrja e këtij projekti famëzi është gati 3 vjet, edhe thanë ishin gati, po doli që nuk ishin fare gati.

Në vend të ishte interesuar qeveria, ishte më pak e interesuara, pse s’donte ta merrte në dorëzim qeveria këtë të mbaruarin në mars 2021?

Jemi në gusht 2022! Ndërkohë njoftohen me shkim dhe në fund medemek objekti i dorëzuar del që nuk është gjëkundi as i testur as i verfikuar as prodhon enerjgi.

E tëra një mashtrim ku qeveria nuk rri në heshtje rastësisht por është pjesë që keto para dhe pazare të qarkullojnë përfshi dhe penalitete që duhet të shtrengonin koncesnionarin, megjithëse ka supervizor. Nuk ndodh asgjë”, tha Vasili.

Shpjegimi që bëri Koordinatorja Kombetare e Luftes kunder Korrupsiont ne Partine e Lirise, Brisida Shehaj:

Një moment i rëndësishëm: Shkresa e parë 30 mars 2021, kompania koncensionare i drejetohet supervizorit të punimeve e thotë kemi përfunduar veprën jemi gati për testimin dhe po punojmë me kompani ndërkombëtare për certifikimin e veprës. Pra 30 mars.

Shkresa e dytë, në 31 mars supervizori i punimeve i drejtohet zonjës Belinda Ballkuku që është ministrie e Infrastukrturës që është autoriteti kontraktor “na lejoni tju njoftojmë përse punimet për relizim e inceneratorit Fier kanë përfudnuar e mund të vijohet me firmosjën e procesverbalit të punimeve.

Shoqerioa koncensionare që zotërohet në 70% nga Klodian Zoto po merr masa për certifikimin nga shoqëri ndërkombërtare të specilizuara në fushën e tyre.

Më tej në 28 prill, kompania i drejothet sërish ministrisë, drejtuar zonjës Belinda Balluku, e thotë sjellim dhe një herë në vëmendje, ministria kishte 1 muaj që flinte e nuk përcillte një shkresë, se jemi të gatshëm të firmosim me procesverbalin, kërkojnë caktimin e përfaqësuesve të autiorutetit kontraktues që do jenë prezent.

Kujtohet ministria në 7 qershor, dy muaj e ca pas shkresës së parë. Personat përgjegjës do jenë njësia e zbatimit të projektit.

Tani, në datat 24 dhjetor 2021 dhe 14 shkurt, supervizori i drejtohet koncensionarit, bazuar në kontratën koncensionare, duke qenë se punimet për reailizmin e projektit kanë përfunduar që në 30 mars 2021.

Në 28 shkurt 2022, supervizori sërish shoqërisë koncencesionare, vë për dijeni sekreteren e ministrisë së Ifrastrukturës e thotë kemi kërkuar info për testimin e veprës e s’kemi marrë përgjigje, këtu rikujton një moment ku thotë që sipas kontratës, koncensionari njofton me shkrim 15 ditë para kur do nisë testimi i vënies në punë të impiantit.

Po bëheni gati një vit që nuk është realizuar testimi i impiantit të djegies e prodhimit të energjisë, pra zemra për të cilën u ndërtua inceneratori. Sanksionet që parshikohen arrijnë në 2250 euro në ditë vonesë për vonesa deri në 300 ditë. Këtu jemi afro 330 ditë vonesë.

Nëse flasim sot bëhet një vit e gjysmë.

Nuk firmoset situacioni përfundimtar i thuhet.

Kompania në 8 mars kthen përgjigje, ky është moment shumë skandaloz. I drejtohet ministrisë, supervizorit, ‘shoqeria ka hasur disa ditë vonesë në fazën e testimeve të veprës’, pra një vit pasi kishte mbaruar vepra, kompania koncensionare njofton Minsitrinë e thotë janë larguar kompanitë e huja që bënin punimet dhe stafet e huaja ska kush të vejë në punë inceneratorin e Fierit.

Supervizori i kthen përgjigje në 17 mars, i thotë na tregoni nëse janë të gjitha elementët e impiantit. Na demonstroni proceset që po ndiqni. Kërkohet grafik i saktë i monitmit dhe koluadimit të objektit. Paska pasur dhe një vizitë në impiant se ne leter thuhet ‘pas vizits ne impiant u vërejt se ka nevojë për një mirëmbajtje më të mirë’.

Pra ajo veper po amortizohet se koncensionari nuk e mirëmban.

‘Jeni me vonesë në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale’ thuhet ne leter.

Ky moment kulmon me pagesat që ministria kaloi 1.8 milionë euro sërish këtij koncensionari.

Zjarr Tv Ad