Skandali me mjekët e Onkologjikut, Rama: Spitalet i shajnë ata që nuk kanë qenë asnjëherë atje , por të huajt janë të habitur

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se skandali i mjekëve të Shërbimit Onkologjik në QSUT e ka prekur shumë dhe sipas tij, ai rast ishte një tregues se sistemi ka ende nevojë për përmirësim dhe angazhim më intensiv.

Në Shqipëri, tha ai në “Podkastin” e kësaj të shtune, spitalet i shajnë ata që nuk kanë qenë vitet e fundit dhe nuk e kanë para transformimin, kurse të huajt që vijnë në Shqipëri mbeten të habitur.

“Ajo që ndodhi te Onkologjiku ishte shumë prekëse. Ishte një tregues që kemi akoma nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e angazhimit. Dihet, e ka thënë një veteran i famshëm i BBC, lajm nuk është kur kafshon qeni njeriun, por njeriu qenin. Në rastin konkret, lajmi nuk është që këta mjek bën 90 mijë ndërhyrje në vit, mirëpo kur të del një rast si ai, ose i sanatoriumit, këto janë raste që godasin besimin te sistemi.

Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë në vitet e fundit, kanë kujtimet e së shkuarës. Kam dëgjuar edhe të huaj që kanë ardhur këtu që thoshin nuk e besojmë dot që Shqipëria ka një spital si ai i sëmundjeve të brendshme.

Nuk kërkohet llogari pse ndodh që del një derr, por llogaria duhet të sjellja ndaj problemit. Si reagon ndaj kësaj, aty bëhet dallimi, e justifikon apo e sheh në sy dhe thua ndjesë ky ishte një moment i keq dhe hajde e përmirësojmë”, është shprehur Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Skandali me spitalin Onkologjik doli pak javë më parë në media, ku mjekët rezultoi se pacientët me kancer nuk merrnin shërbim në spitalin shtetëror por orientoheshin të shkonin në klinikat private të këtyre mjekëve, duke paguar shuma marramendëse. Edhe ilaçet, rezultoi se përgjysmoheshin nga stafi.

Të përfshië në këtë skandal janë mjeku Edmond Gashit, Emiljano Leka koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Alketa Ymeri(Pere) mjeke, Brikena Qirjazi, Halil Gashi, Florian Marku, dhe Drilona Kishta. Këta shtetas janë duke u hetuar aktualisht nga SPAK.

Zjarr Tv Ad