Skandali me qendrën e sterilizimit/ Beqaj: Problemi ishte te … transporti

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, reagoi në media pas publikimit të fakteve në media se emri i tij është anashkaluar gjatë hetimeve të SPAK.

Beqaj u ndal pikërisht te skandali i qendrës moderne të sterilizimit, e cila po të vihej në punë, do mbulonte nevojat e të gjithë vendit pa pasur nevojë për koncesionin prej 100 milionë eurosh.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, pasi e kishte marrë paraprakisht vendimin për dhënien e shërbimit me koncesion.

Sipas një auditi të mëvonshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, qendra publike e sterilizimit parashikohej të funksiononte me 96 milionë lekë në vit ose gati 5 herë më pak nga vlera prej 558 milionë lekësh që kompania koncesionare faturoi në vitin 2016 për të njëjtin shërbim.

Por Beqaj thotë se problemi ishte te… transporti i seteve të sterilizuara.

“Në shtator 2013 kur unë kam marrë detyrën e ministrit, vendimi që sterilizimi në QSUT do të kryhej jashtë sallave të operacionit ishte marrë prej vitesh. Në spitalin e ri të ndërtuar në 2009 me konsulencë të marrë nëpërmjet Bankës së Këshillit të Europës ishte lënë në katet nëntokë një mjedis për të instaluar një central, ndërsa po prej disa vitesh ishte blerë një central. Nuk ishte inauguruar, sepse të inaugurohet do të thotë të fillojë punë. Nuk ishte vënë ndonjëherë në punë dhe në shtator 2013 pajisjet kishin dalë edhe nga periudha e garancisë.

Për zbatimin e kontratës, kontraktori ka të punësuar rreth 250 vetë nga të cilat në centralin e QSUT-së janë vetëm 30 vetë. Kjo dëshmon se kontrata merr përsipër shumë më tepër sesa vënia në punë e centralit. Por përveç vënies në punë të centralit, nuk ishte parashikuar se si do të shkonin instrumente sterilë nga godina e centralit në kirurgjinë pediatrike, në neurokirurgji, kardiokirurgji, në kirurgjinë onkologjike etj. Për atje kalohet nga ambientet e jashtme QSUT. Kush do i transportonte dhe me se do i transportonte pa cenuar sterilitetin e instrumenteve kirurgjikalë. Kush do I kthente përsëri në central për t’i sterilizuar rishtas.

Meqenëse se po thuhet se centrali i sterilizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek Spitali i Traumës, tek secili nga dy maternitetet, tek spitali Shefqet Ndroqi. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përsëri në central për t’u sterilizuar rishtas. Nga zbatimi i kontratës rezulton se vetëm në QSUT përdoren 935 kontejnerë për instrumente, 22 tavolina lëvizëse dhe 80 dollapë për depozitimin e kontejnerëve të set-eve pranë depozitave të çdo salle operatore. Në të gjithë vendin janë 3500 kontejnerë instrumentesh, 53 tavolina lëvizëse dhe 190 dollapë.

Meqenëse se po thuhet se centrali i sterilizimit i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit etj, etj. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përsëri në central për t’u sterilizuar rishtas.

Kush do i përballonte shpenzimet e këtij sterilizimi dhe transportin? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Spitalet në Shqipëri nuk janë realitete ekonomikë që ofrojnë shërbime për spitale të tjerë.

Prandaj ishte e nevojshme një operator i vetëm,” shkruan Beqaj.

Zjarr Tv Ad