Skandali në Dibër/ Maturantëve u jepet kopje e provimit që të marrin pjesë në votime

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Dibër dhe që tregon mënyrën më të sofistikuar për manipulimin e zgjedhjeve.
Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu thotë se për të detyruar të rinjtë që të marrin pjesë në votime, maturantëve u është ofruar kopje e provimeve të maturës.
‘Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufinj, nuk ka kufinj dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor.
Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarja në votime.
Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarjes në to.
Turp i madh..!!!’,- shkruan Përparim Spahiu në një reagim në Facebook.

Zjarr Tv Ad