Skandali në “Zyber Hallulli”/ Vokshi: Krim! Qeveria vjedh bukën e fëmijëve jetimë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas raportit të zbuluar nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi abuzimin skandaloz me fondet e ushqimit të fëmijëve të jetimores ‘Zyber Hallulli’.

Vokshi shkruan se qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nuk i mjaftuan vjedhjet qindra milionëshe me inceneratorët, rrugët e arta, tenderat koruptivë por tashmë bëjnë një “krim” akoma edhe më të rëndë duke “vjedhur edhe paratë e bukës të fëmijëve në jetimore”.

Ky skandal dhe abuzim që po behët në të gjitha fushat e jetës ndodh me bekimin e qeverisë, pasi kjo për to është kthyer në normë tani, ndërkohë që faktet e rënda nuk janë evidentuar ose, në rastin më të keq, janë anashkaluar, nga institucioni epror, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Reagimi nga Albana Vokshi:

“Nuk kam fjalë….
– Nuk ju mjaftojnë paratë e inceneratorëve,
– Nuk ju mjaftojnë paratë e tenderave sekretë,
– Nuk ju mjaftojnë paratë e koncesioneve të rrugëve të florinjta,
– Nuk ju mjaftojnë paratë e shkollave ku kosto shkon sa 10 fish i aryre të ndertuara nga programi i BE/PNUD
– Nuk ju mjaftojnë 200 mln Euro për sigurinë e rrjeteve që u hakeruan duke nxjerrë të dhënat e cdo shqiptari
Nuk ju mjaftojnë….
Nuk ngopen,
Janë të babëzitur…
Tani vjedhin edhe paratë e bukës së fëmijëve jetimë. Sepse mendojnë që ata nuk kanë zë, nuk ankohen, nuk ka kush i mbron…
Nuk është turp!
Nuk është skandal!
Ky është KRIM!!
Por e sigurt është një gjë:
ASKUSH NUK DO TË GËZOJË ASNJË QINDARKË TË VJEDHUR NGA KAFSHATA E BUKËS SË FËMIJËVE JETIMË!”

Zjarr Tv Ad