Aktori Gentian Zenelaj ka reaguar lidhur me marrëveshjen e Edi Ramës me Kryeministren e Italisë Georgia Meloni, që Shëngjini të kthehet në një port refugjatësh, duke u shprehur plotësisht kundër.
“A mendohet për ato qindra biznese që jetojnë me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mire. Sigurisht që nuk do bëhet më mire. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen”, shkruan aktori në një postim ne rrjetet sociale.
“Ta kthesh portin e Shengjinit në port emigrantesh në një kohë kur ky port dhe vetë qyteti i Shengjinit ka nevojë të hershme të kthehet në një port i mirefilltë turistik është pabesi e turpshme. Një qytezë që është përpëlitur që nga viti 1991 me emigrimet masive, me shkatërrimet e 1997 dhe me lënien sistematikisht jashtë vëmendjes së pushtetit qëndror.
3 orë të duhen të mbërrish nga Tirana në Shëngjin në kulmin e sezonit turistik. 3 orë për 60 km rrugë. A mendohet për ato qindra biznese që jetojnë me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mirë. Sigurisht që nuk do bëhet më mirë. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen. Mjafton të shikosh pamjet nga porte të tilla në Itali dhe Greqi. Skandaloze”, shprehet ai.