Skënder Brataj ulet dhe ndihmon stafin e urgjencës në dhënien e ndihmës së parë në një rast aksidenti…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka publikuar ditën e sotme në profilin e tij në rrjetet sociale një video, me anë të së cilës shpjegon mjaft qartë procedurën që duhet ndjekur nga ana e personelit mjekësor mbështetës, për Traumën në rastet e një aksidenti, në dhënien e ndihmës së parë për shoferin apo personat e tjerë të aksidentuar.

Duke kryer trajnimin në fjalë, Brataj shihet teksa ulet dhe vetë dhe demonstron veprimet që duhet të kryhen në këto raste aksidentesh, që për hir të së vërtetës janë shtuar shumë ditët e fundit, duke shkaktuar dhe jo pak viktima.

Ja ç’shkruan Brataj në reagimin e tij përbri videos:  

“Momenti i parë pranë të aksidentuarit është shumë i rëndësishëm. Prandaj trajnimi i personelit mjekësor dhe sidomos atij mbështetës është shumë i rëndësishëm. Sot po trajnohet një pjesë e personelit mbështetës për traumën. Dhënës të ndihmës së parë (shoferët)”.

 

Zjarr Tv Ad