Skepticizëm për çeljen e negociatave, Maqedonia: Na ndani nga Shqipëria

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shteteve të BE-së nuk i mjaftuan dy muaj nga qershori për të qenë në një mëndje sa i takon vendimit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një samiti joformalë me kryediplomatë të Ballkanit Perëndimor dhe Europës, shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini kërkoi çeljen pamëdyshje të bisedimeve të anëtarësimit edhe pse nguroi të bënte të ditur nëse kishte unanimitet gjatë bisedimeve. Pjesë e këtyre bisedimeve ishte edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Mogherini: “Zgjerimi nuk është taman gjeografik por riunifikim sepse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kufizohen nga shtetet e BE. Pra është një ishull brenda BE-së. Për ne rajoni ka interes ekonomik për sigurinë,për menaxhimin e valës së refugjatëve dhe infrastrukturës ndaj duhet të integrohet sa më shumë. Nuk duhet harruar se është i vetmi në rajon sot për sot kanë vlera paqësore paqja dhe pajtimi”

Mogherini shtoi se nëse rajonit do i mohohet më gjatë një perspektivë e qartë dhe konsistente poër integrimin aktorët e jashtëm mund të zgjerojnë sferën e tyre të ndikimit duke nënkuptuar Rusinë.

Mogherini: “Sigurisht ka një ide të përgjithshme që ky rajon ka rëndësi strategjike për BE dhe nëse jemi konsistent vecanërisht lidhur me politikat e zgjerimit nuk ka pse të na shqetësojnë aktorë të tjerë nga zona të ndryshme të botës. Investimet tona në vendet e Ballkanit i tejkalojnë shifrat e cdo aktori tjetër.” 

Mikpritësi i samitit, ministri i jashtëm finlandez, Pekka Haavisto nënvizoi disa nga pikat ku duhet të avancojnë më shumë vendet kandidate.

“Kur ka sundim të ligjit, liri të shprehjes bashkëpunim rajonal mes vendeve edhe hapat e tjetër forcohen si pjesë e procesit të anëtarësimit.”

Më i drejtëpërdrejtë në qëndrim ishte kryediplomati maqedonas Nikola Dimitrov i cili kërkoi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shpërblehen sipsa meritës duke lënë të kuptohet që vendimi pozitiv për Shkupin të mos ndikohet nga vendimi negativ për Tiranën.

“Ky është një sistem që bazohet mbi meritat dhe vendet duhet të vlerësohen në mënyrë individuale. Nëse na pranojnë të dyja shtetet do të ishte më e mira. Dy është më mirë se 1 por dhe 1 është më e mirë se asnjë. Ne nuk kemi luksin të humbasim rrugën për në Europë edhe një vit.”

Përfaqësuesi i Shqipërisë Gent Cakaj qëndrimin e tij e ka dhënë në tëitter ku u shpreh se vendimi do të jetë pozitiv.   Thirrjeve për  afrimin e Tiranës dhe Shkupit në familjen europiane iu bashkua dhe kreu i OSBE-së Miroslav Lajçak.

Në samit u trajtua dhe cështja e dialogut Kosovë- Serbi dhe Serbisë me Kremlinin. Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn i kërkoi Prishtinës heqjen e taksës, e Beogradit ndaljen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës.

Zjarr Tv Ad