S*ks në zyrën e kryetarit të bashkisë, SPAK i komunikon akuzën Safet Gjicit dhe Alma Kaçit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyll hetimet dhe i ka komunikuar akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Ndërkohë të njëjten veper penale, SPAK i ka komunikuar edhe Alma Kaçit, protagonistes ne videon e publikuar pak muaj me pare.

Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua ne 24 qershor për korrupsion pasiv me urdher te SPAK, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me Alma Kacin dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Sipas dyshimeve te SPAK, Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza. ai mund të dënohet me burg nga nga 2, deri në 8 vjet.

40-vjeçarja Alma Kaçi, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza, ajo mund të dënohet me burg nga një deri në 5 vjet.

Zjarr Tv Ad