Skuadër e re zakon i vjetër, Haland i jep fitoren Cityt përballë Bayernit

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erling Haland është padyshim një nga lëvizjet më të bujshme dhe me të shtrenjta të kësaj merkatoje.

Megjithatë parat e shpenzuara për të nga Manchester City duket se do tja vlejnë. Marrdheniet e Haland me golin janë shumë të ngushta dhe këtë norvegjezi e ka treguar që në takimin e parë të luajtur me fanellën e Cityt.

Futbollisti shënoi golin e vetëm të sfidës në miqësoren që skuadra e Guardiolës zhvilloi përballë Bayernit të Mynihut. Ishte Jack Grealish që pas një aksioni e nxori të vetëm Haland përpara portës me këtë të fundit që nuk mund ta falte një rast të tillë.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 12-të dhe mbeti në fuqi deri në fund të takimit.

Zjarr Tv Ad