Fushata e re për turizmin në Shqipëri, e publikuar së fundmi nga ministria e Turizmit, nën sloganin ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’ duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja për kuptimin që mbart në vetvete. Por pas mediave të shumta ndërkombëtar, siç ishte edhe amerikanja online ‘Quartzy’, e cila e cilëson si jo të përshtatshëm sloganin dhe videon e publikuar në faqen zyrtare së kësaj ministrie, pasi sipas saj nuk është në favor të vendit të tërhiqet vëmendja duke përmendur trafikimin njerëzor, edhe prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull kësaj gjëje.
Në titullin ‘Rrëmbeu nga Shqipëria’: Shefat e turizmit të vendit zgjedhin një slogan që e lidh atë me filmin e Liam Neeson rreth trafikimit seksual”, Daily Mail ndër të tjera shkruan:
Është slogani i një bordi i turizmi që promovon vendin e tij duke iu referuar një filmi që flet për rrëmbime dhe trafik prostitucioni. Kjo është ajo që ka bërë Shqipëria me ‘Be taken by Albania’.
Kjo lidhet me filmin e 2008 të Liam Neeson, ‘Taken’, i cili flet për shqiptarët, trafikun e prostitucionit, reputacinit kriminal dhe e fton aktori irlandezo-verior ta vizitojë atë.
Në kulturën popullore Shqipëria shihet si parajsa e grabitjeve, kriminaliteti dhe bandave.
‘Ndërkohë ne e kuptojmë se perceptimi mund të sjellë filma të bukur. Taken është totalisht i pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është një vend i bukur dhe i sigurtë për tu vizituar dhe jetuar’, thonë nga bordi i turizmit.
Në një intervistë për ‘The Guardian’, aktori Neeson shpjegoi se si përdhunimi i një shoku, 40 vjet më parë, e kishte çuar në një moment çmendurie dhe ku kishte menduar edhe hakmarrjen kundër çdo personi të zi që kishte hasur atë natë.
Kjo, thotë ai, e kishte ndihmuar të luante edhe rolin e një njeriu hakmarrës për vrasjen e djalit të tij.
Bordi shqiptar i turizmit mund të shpresojë që shoqatat të bëjnë fushatën e tyre me aktorin e famshëm, duke shtuar se, “nuk ka publicitet i keq”.
10 sloganet më të bukura të turizmit
Xhibuti – ‘Djibeauty’
Skocia – ‘A spirit of its own’
Maroku – ‘Much mor’
Kepi i Gjelbwr – ‘No stress’
Greqia – ‘All time classic’
Letonia – ‘Best enjoyed slowly’
Argjentina – ‘Beats to your rhythm’
Norvegjia – ‘Powered by nature’
Austria – ‘Arrive and revive’
Turqia – ‘Be our guest’
10 sloganet më të shëmtuara të turizmit
Hungaria – ‘Think Hungary more than expected’
Sllovakia – ‘Travel in Slovakia – good idea’
Lituania – ‘Real is beautiful’
Tunizia – ‘I feel like Tunisia’
Qiproja – ‘Cyprus in your heart’
Hondurasi – ‘Everything is here’
Ekuadori – ‘All you need is Ecuador’
Uruguaj – ‘Uruguay natural’
Katari – ‘Where dreams come to life’
Luksemburgu – ‘Live your unexpected Luxembourg’