“S’më lejonte të shikoja djalin, i kërkova një foto, por…”- Vrau ish-bashkëshorten 21-vjeçare, zbardhet dëshmia e 36-vjeçarit!

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e 36-vjeçarit, i cili akuzohet se mesditën e djeshme (12 prill) vrau ish-bashkëshorten e tij brenda Qendrës së Punëve Sociale në Ferizaj.

Valon Aliu ka rrëfyer se 21-vjeçarja nuk e lejonte të takohej me djalin e tyre dhe kur i kërkoi t’i dërgonte një foto të të birit, një ditë para krimit, sipas tij, Erona Cokli refuzoi.

36-vjeçari tregoi se ditën e ngjarjes ka shkuar në institucionim shtetëror për të marrë djalin dhe e ka dërguar në shtëpi, më pas është rikthyer sërish në qendrën sociale, por pa të birin.

Ai theksoi se atje është përballur me ish-bashkëshorten dhe i vëllai i saj, që mbeti i plagosur nga të shtënat. e kapi për krahu.

“Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes unë i kërkova një fotografi ajo refuzoi ta dërgojë, për inati. Më tha se është në gjendje të keqe djali. Pas kësaj bisede të nesërmen jemi takuar në QPS, për vizitën e djalit. E kam marr djalin e kam dërguar në shtëpi, me ja pre floktë, fillimisht e dërgova në shtëpi për t’u qetësuar edhe motrat e mia donin ta shihnin.

Tani pa fëmijën kam shkuar të merrem vesh me zyrtaren e QPS-së, për fyrjet dhe ofendimet që mi ka bërë përmes rrejtit social instagram ajo (viktima) që pastaj të ia sjellë djalin. Por, në bisedë e sipër me ish bashkëshorten në prezencë të zyrtarës ka filluar konflikti me të dhe vëllain e saj dhe më ka kapë për krahu. Unë hina brenda e më tha uluni e merruni vesh, folni qetë. Se tha ska qate pa ti cu fotografitë e më ka thënë bima djalin e vëllai i saj më tha dalim jashtë”, mësohet të jetë shprehur Valon Aliu.

Para gjykatës, 36-vjeçari ka thënë se fillimisht ka qëlluar në drejtim të vëllait të Erona Coklit, e më pas dy herë në drejtim të saj.

Ndërsa avokati i tij tha gjatë seancën në Gjykatën e Ferizajt se ish-çifti kanë pasur një mosmarrëveshje mbrëmjen para krimit, por shtoi se klienti i tij është penduar.

“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

Zjarr Tv Ad