Sondazhi: 66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës. Kriza ka prekur produktet e shportës.

Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak. Por ka edhe nga ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën dhe janë 11.8%, ndërsa 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmeve dhe 2.6% kanë marrë borxh.

Për 99.6% të shqiptarëve rritja e çmimeve ka qenë më e dukshme tek shporta ushqimore. 66.6% e tyre mendojnë se transporti është bërë më i kushtueshëm. Ndërsa më pas lista pasohet nga alkooli dhe duhani me 33.2%, banimi me 32.1%, shëndetësia 19.2% dhe veshjet 18.8%.

Krahasuar nga muaji mars, në nëntor ka pasur një rritje 12.6% të atyre që për të përballur krizën kanë shpenzuar më pak kudo. Ndërsa nga marsi në nëntor ka pasur një zbritje me 16.9% të atyre që për të përballuar çmimet e larta kanë konsumuar më pak.

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresën e ulët. Të ndarë sipas të financave, ata që kanë të ardhurave më të larta kanë zgjedhur të reduktojnë shpenzimet për të përballur krizën me 64.4%, ndërkohë që ata që kanë të ardhurat e ulëta kanë reduktuar shpenzimet vetëm 15.8%.

Nga ata që konsumojnë më pak por kanë të ardhura të larta janë 23%, ndërsa ata me të ardhura të ulëta 36.3%. Për ata që kanë të ardhura më të ulëta zgjidhja me e mirë për të kursyer është të blejnë më lirë, mënyrë kjo e përdorur nga 45.9%, ndërsa nga ata me të ardhura të larta kjo metodë është përdorur nga 24.3% e tyre./ Euronews Albania

Zjarr Tv Ad