Rishikoni planet për fundjavën, priten reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi të forta në gjithë vendin

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një parashikim për fundjavën që presim përpara; vendi ynë pritet të ndikohet nga një situatë e agravuar meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të një qendre të thellë të presionit të ulët zhvilluar në Oqeanin Atlantik drejt rajonit të Ballkanit. Kjo qendër e presionit të ulët (front atmosferik) pritet të shoqërohet me masa ajri tepër të lagështa dhe vlera të ulëta të presionit.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Pas orëve të mesditës dhe deri në orët e mesditës të ditës së Diel; reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.

Moti i vranët vijon edhe ditën e Diel por pas orëve të mesditës ato humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Zjarr Tv Ad