Sondazhi/ Ylli Manjani: Reforma në drejtësi ishte dhe është DËSHTIM!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësis, Ylli Manjani reagoi pasi një sondazh zbuloi se shqiptarët nuk kanë besim te reforma në drejtësi.

“Grusht në stomak i japin shqiptarët drejtësisë dhe reformës së trumpetuar aq shumë nga propaganda.

Grusht në stomakun e të gjithë atyre që shesin dëngla me sukse imagjinare. Qeverisë moniste dhe Yurit gjithashtu.

Rreth 60% mendojnë se drejtësia nuk është pastruar nga korrupsioni. Po aq mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur.

Përkundrazi, 44% shkojnë eehe më tej, mendojnë se drejtësia është e kapur politikisht.

55% mendojnë se politikanëve nuk u hyn gjemb në këmbë.

Shifra të frikshme, por kristal të qarta:

Reforma ishte dhe është DËSHTIM!

Më keq akoma, SPAK është edhe më i pabesueshëm se ç’ishte në maj të këtij viti, kur u bë barometri i fundit.

Ishte 24% pabesueshmëria në maj, 42 ka shkuar tani në shtator.

Doni më për të kuptuar që reforma, e cila do luftonte korrupsionin; do pavarësonte drejtësinë dhe; do rriste besimin te publiku, ka dështuar?!

Të dhënat janë nga Barometri i Data Centrum dhe Euronews”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad