Sot 201-vjetori i pavarësisë së Greqisë, Nikolla uron homologun grek: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot Greqia feston 201-vjetorin e pavarësisë.

Bashkë me urimet për këtë ngjarje të shënuar, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i shpreh Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, Constantine Tassoulas, mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë.

“Greqia është një vend fqinj, mike e çmuar, partnere e rëndësishme e Shqipërisë. Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona vijnë duke u forcuar, edhe në kuadër të partneritetit të ngushtë si dy vende anëtare të NATO-s dhe në përpjekjet e përbashkëta për garantimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë.
Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të fuqishme të miqësisë midis dy popujve dhe dy vendeve tona.”, shkruan në letrën e saj të urimit Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

 

Zjarr Tv Ad