“Sot është një festë demokracie”- Belind Këlliçi voton në Primaret e Tiranës: Ka ardhur koha që pushteti lokal t’u kthehet qytetarëve

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati në garë për primaret e Tiranës në PD, Belin Këlliçi, e ka cilësuar si një festë demokracie këtë të diel ku demokratët në të gjithë vendin do të mund të votojnë kandidatët që duan t’i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një prononcim për media pas votimit, Këlliçi tha se ka ardhur koha që pushteti lokal t’u kthehet qytetarëve dhe ftoi të gjithë kandidatët në garë, demokratët dhe qytetarët që të bashkohen në betejën e vërtetë që është më 14 maj.

“Primaret janë një risi jo vetëm për PD por për politikën shqiptare.

Sot e keni parë që demokratët kanë marrë fuqi më shumë se kurrë për të zgjedhur kandidatët që duan t’i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale

Dita e sotme është një festë demokracia, është një fuqizimin i anëtarësisë dhe një proes që demokratizon më shumë Partinë Demokratike.

Ju uroj të gjithë kandidatëve në garë suksese, jop vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë dhe të jemi bahskë më 14 maj. Beteja e të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve është më 14 maj, ku duhet të votohet kundër një regjimi. Këto 4 vite është humbur çdo kantakt me pushtetin lokal, qytetarët kanë shërbimet më të këqija nga pushteti lokal dhe ka ardhur koha që vëmendja të kthehet te qytetarët.

Për mua është një ditë feste dhe uroj të shkoj sa më mirë”, tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad