“Sot taksimin progresiv e kanë shpallur të vdekur”, Tabaku: Kjo është tragjedia reale e Shqipërisë sot, goditet shtresa e mesme

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike është shprehur se sot taksimi progresiv i premtuar nga qeveria është plotësisht i pazbatueshëm. Komentet Tabaku i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se qeveria po godet kryesisht shtresën e mesme dhe njerëzit që punojnë, pasi sipas saj, vetëm kështu mund ta mbajë pushtetin.

Ajo shtoi se sistemi nuk funksionon, pasi qeveria ka dështuar edhe në formalizimin e ekonomisë.

“Tragjedia reale e Shqipërsë sot është se është ndërtuar një sistem i pandershëm i ekonomisë. Barrën kryesore e mban shtresa e mesme. Godet shqiptarët që punojnë dhe i ofron mundësi vetëm një kaste si ajo që sulmoi këtu deputetët. E njëjta filozofi edhe sot pas 10 viteve në pushtet. Godit punën dhe paratë e qytetarëve, sepse vetëm kështu mund të mbahet pushteti. Sot taksimin progresiv e kanë shpallur të vdekur. Buxheti nuk është vetëm një shifër, sepse ditët e sotme po dëgjojmë shumë që kemi dyfishuar buxhetin, etj.

Ky nuk është një buxhet historik, por do të mbahet mend si i vetmi që i rrit taksat. Gjobat që vijnë nga presioni dhe nga çdo aksion shtesë do të rriten. Çdo vit taska shtesë. Ky buxhet ka rritjen më të lartë të taksave në 30 vitet e fundit. Në këmbim nuk ka asnjë masë reale për ekonominë shqiptare.

Ju të gjithë e mbani mend sesi qeveria erdhi me idenë për të bërë shtet. Sot maxhoranca vijon të humbë betejën ndaj informalitetit. Nuk mund ta formalizosh ekonominë duke qenë selektiv. Nuk mund të ndërtosh një mjedis probiznes, kur sillesh në dy mënyra me bizneset”, u shpreh Tabaku.

Zjarr Tv Ad