Ndërsa sot vendi është përfshirë nga temperatura përvëluese që shkojnë deri në 41 gradë, fundjava do të sjellë surpriza.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, e shtuna dhe e diela pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme dhe më të freskëta. Ndërsa nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.
“Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qendrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit”
Ndërkohë era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Burimi: Panorama.al