Sot temperatura përvëluese, por ndryshon fundjava! Nesër priten reshje shiu, ndërsa të dielën…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa sot vendi është përfshirë nga temperatura përvëluese që shkojnë deri në 41 gradë, fundjava do të sjellë surpriza.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, e shtuna dhe e diela pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme dhe më të freskëta. Ndërsa nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qendrore me intensitet të ulët deri mesatar,  lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme  do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.

Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit”

Ndërkohë era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Burimi: Panorama.al

Zjarr Tv Ad