Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për mazhorancën, janë të tronditur nga bashkëpunimi i tyre me Berishën

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Spahiu ka folur në ”Frontline” pas mesazhit i sotëm i SHBA kundër non gratës së Berishës, duke e cilësuar dhe si një mesazh ndaj socialistët.

Spahiu thekson se amerikanët janë të tronditur nga bashkëpunimi i PS dhe Edi Ramës me Berishën që është non grata dhe kundër interesave amerikane.

‘Ka një qëllim të dytë të SHBA bënë shpalljen e kësaj deklarate. Është një mesazh edhe për socialistët, më shumë se për demokratët. Bari i pret për sa kohë do kenë Berishën.

Mesazhi për socialistët sepse SHBA janë të tronditur që ndonëse Berisha i izoluar në gjithë perëndimin, i vetmi subjekt që bashkëpunon me Berishën dhe bën marrëveshje dhe po e lehtëson është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Janë të tronditur nga ky bashkëpunim.

Për sa kohë amerikanët konsiderojnë partner socialistët e kanë të papranueshme të luajnë me dy porta, hiqen si amerikanë dhe bashkëpunojnë me Berishën.

Ditën që u rritet rroga nuk djegin karriget. Amerikanët e kanë të lexueshëm teatrin dhe lojën me Berishën. Po përdoret për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet.’

Zjarr Tv Ad