Spahiu: Ministria ka harruar që ambasadorët shqiptarë nëpër botë kanë 10 vite me mandat të mbaruar

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar pas lajmit që dha Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme, se ka nisur zyrtarisht procedura e zëvendësimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Ai shkruan se Ministria ka harruar që ambasadorët shqiptarë nëpër botë kanë 10 vite me mandat të mbaruar.

”Ministria e Jashtme e Shqipërisë paska deklaruar se kur i mbaron mandati ambasadores amerikane Yuri Kim, por ka harruar që ambasadorët e saj shqiptarë nëpër botë kanë 10 vjet kanë kaluar afatet dhe mandatin. Madje disa janë dekratuar që nga koha Enver Hoxhës. Ligji thotë 3 ne i mbajmë 33 vjet”,-shkruan në një postim në facebook.

Zjarr Tv Ad