Spahiu: Prokurorë të huaj, po zbardhin miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kresnik Spahiu tha se prokurorët e huaj janë duke zbardhur miliona mesazhe të zyrtarëve shqiptarë që kanë përdorur aplikacionin SKY.

Këto hetime të thelluara sipas juristit kanë marrë shkak nga numri shumë i lartë i këtij aplikacioni i cili konsiderohej si i papërgjueshëm.

“Hetimet janë kryer nga oficerë të huaj dhe informacioni është gjithnjëi i rezerveuar. Nga 62 mijë përdorues të këtij aplikacioni 8 mijë janë në Shqipëri. Mjafton ky fakt që hetimi i prokurorëve të huaj të përqendrohej në Shqipëri.

Përveç kësaj Shqipëria është e reankuar lart në nivelin e korrupsionit dhe atë tëtrafikimit të drogës, këto të lidhura me shifrën e lartë të përdoruesve në SKY, ka bërë që hetuesit të jenë racional dhe më efektiv në hetimet në Shqipëri.

Këto hetime do duan kohë, pasi janë rreth një miliardë mesazhe”, tha Kreshnik Spahiu për Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad