‘SPAK apo ISHA?’ – Lela: SPAK merret me arkeologji e histori, jo me ligj e drejtësi

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike Alfed Lela ka bërë një krahasim të situatës së hetimeve të SPAK ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha me dy vullkanet e Italisë, njëri aktiv dhe tjetri jo.

Lela thotë se dosja e Berishës është njësoj si vullkani joaktiv, ndërsa zyrtarët e shumtë të qeverisë janë vullkani joaktiv, dhe SPAK zgjedh të merret me ngjarje të vjetra dhe pa prova, duke mbyllur sytë përpara skandalit të vazhdon në vend.

“Janë dy vullkane në Itali (Vezuvi dhe Etna). I pari (Vezuva) ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 1944. Etna është aktiv vazhdimisht dhe shpërthimin e fundit e pati verën që shkoi. Hetimet që SPAK i bën Berishës është sikur të hulumtosh Vezuvin, ndërkohë që Etna është në aktivitet. Etna është qeveria dhe llava e zjarri i punëve të liga të saj nuk shmangen. SPAK, pra, merret me Arkeologji dhe Histori, jo me ligj apo drejtësi. Nëse vazhdojnë, shefat e radhës le të emërojnë profesorët Neritan Ceka apo Paskal Milo”

Zjarr Tv Ad