SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, ja për çfarë akuzohet

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailja është marrë i pandehur nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Denoncimi është bërë disa muaj më parë nga Partia Demokratike, e cila paraqiti provat në SPAK, ndërkohë që dënimi për këtë vepër penale është deri në 4 vite burgim.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad