SPAK masë ndaj dy gazetarëve, Elton Qyno dhe Artan Hoxha

0
257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën masa sigurie, raporton lapsi.al

Ndaj Hoxhës është vendosur masa “arrest në shtëpi”, ndërsa Qyno është lënë “nën masën” e detyrimit të paraqitjes.

Detajet e këtij vendimi janë ende të panjohura, por nuk përjashtohet mundësia që të lidhen me punën e tyre si gazetarë.

Artan Hoxha është një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative në Shqipëri, i njohur për shkrimet por edhe deklaratat e tij lidhur me shumë grupe kriminale, vrasës me pagesë dhe publikimin e materialeve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, ku ai personalisht ka qenë disa herë.

Po ashtu, Elton Qyno është paraqitur disa herë në SPAK, si dhe i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje mbi disa publikime për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Zjarr Tv Ad