SPAK mbyll hetimet për “Tenderin e Uniformave”, nën akuzë 9 zyrtarë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën 9 zyrtarëve të përfshirë në dosjen e abuzimit me “Tenderin e Uniformave”.

Akuza për “shkelje të barazisë në tendera” i është komunikuar shtetasve: Edlira Naqellari, ish drejtoresh e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, si dhe anëtarëvë të njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingajt.

Zyrtarët dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryerjen e disa shkeljeve për tenderin me vlerë 2.8 miliard lekësh. Skandali u denoncua në SPAK nga ish-deputeti i opozitës Myslim Murrizi.

Zjarr Tv Ad