Prokuroria e Posaçme ka krijuar dy seksione për ushtrimin e ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimin e ndjekjes penale kundër korrupsionit.
Për krimin e organizuar janë caktuar si më poshtë:
Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.
Altin Dumani
Vladimir Mara
Behar Dibra
Ened Nakuçi
Doloreza Musabelliu
Elida Kaçkini
Ndërsa për seksionin kundër korrupsionit janë caktuar:
Edvin Kondili
Klodjan Braho
Enkeleda Millonai
Dritan Prençi
Sotir Kllapi
Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale, si dhe vjetërsinë në punë si prokuror, drejtuesi i Prokurorise së Posaçme ka vendosur që:
Zoti Altin Dumani emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.
Zoti Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjithashtu u miratua nga të gjithë prokurorët dhe logo e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.