SPAK ngrihet para zgjedhjeve, Ibrahimi: Procesi përfundon për 2 ose tre muaj

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit njohur si SPAK do ngrihet një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2019. Pas mbylljes së aplikimeve për SPAK dhe 27 kandidaturave, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se tashmë do të miratohet rregullorja e pikëzimit dhe për 2 ose maksimumi 3 muaj SPAK do të jetë gati.

Gent Ibrahimi ju përgjigj interesit të medias ndërsa pas pak javësh pritet të hapet edhe gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Ndër kandidaturat për SPAK janë 27 ndërsa 10 prej tyre janë gra. Zyrtarisht gara për kreun e SPAK ende nuk ka nisur ndërsa mes aplikantëve kandidaturat që pretendojnë janë ajo e kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe drejtueses së Prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj.

Zjarr Tv Ad